Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qëndrimet e Kajmakut. Nga “Jorgo Toto”, te mohimi i arrestimit në Greqi

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:28 | Politikë
Qëndrimet e Kajmakut. Nga “Jorgo Toto”, te mohimi i arrestimit

Ishte data 6 gusht kur kryedemokrati Lulzim Basha përmendi emrin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, si person me rekorde kriminale.

Po atë ditë, kryabashkiaku i Vorës pranon se ai është Jorgo Toto, identitet të cilin e kishte ndryshuar pa ia deklaruar autoriteteve shqiptare: “Po, kam ndryshuar emrin më 6 shkurt 1996! Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo! Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar. Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time”.

Postimin, Kajmaku e shoqëroi edhe me pasaportën e vulosur në kufirin grek. Më 26 gusht, Partia Demokratike publikoi disa dokumente të autoriteteve greke, sipas të cilave kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi nën emrin Jorgo Toto, për falsifikim monedhash. 

Kajmaku mohoi menjëherë akuzat, duke u shprehur se i qëndron deklaratave të mëparshme se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar: “Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët”.

Edhe më 27 gusht, Gazmend Bardhi nuk i ndali akuzat nga selia blu, duke shtuar se kryebashkiaku i Vorës ishte në kërkim ndërkombëtar. Kajmaku vetë mohoi përsëri: “Unë nuk jam arrestuar dhe nuk jam dënuar në Greqi. Po të isha në kërkim, nuk do hyja dhe dilja sipas qejfit! Prandaj le të hyjë Luli dhe le të dali Gaz Bardhi sa të dojë duke i ra fyllit me një vrimë, se rëndësi ka e vërteta”. 

Përtej këtyre fjalëve, Kajmaku ishte i vetëdijshëm për problemet me drejtësinë greke. Paralelisht i ishte drejtuar Gjykatës së Janinës, e cila në shtator i dha pafajësinë mbi akuzën e falsifikimit të parave, por indirekt konfirmoi akuzën e ngritur nga Partia Demokratike.

Kajmaku këtë herë zgjodhi të mos komentojë, duke e kuptuar se ky akt i rrëzoi alibinë e supeve të ngritura në shenjë mohuese. Një përpjekje të fundit për të bindur se nuk dinte gjë, kryebashkiaku i Vorës e bëri përmes një letre drejtuar prokurorisë. Por, kjo e fundit duket se ka tjetër mendim.

Për ta vënë në pah, u kujdes sërish Gazmend Bardhi nga PD: “Prokuroria thotë se subjekti Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani