Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qëndrimi i Holandës, Rutte për Shqipërinë: Mungesa e përparimit na shqetëson

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 19:05 | Politikë
Qëndrimi i Holandës, Rutte për Shqipërinë: Mungesa e

Holanda qartëson qëndrimin për Shqipërinë, sa i përket negociatave të anëtarësimit. Kryeministri Mark Rutte, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se është i shqetësuar nga mungesa e përparimit.

Sipas tij, Shkupi ka bërë më shumë progres se Tirana.

“Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, së bashku me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane. Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë”, deklaroi kryeministri holandez.

https://a2news.com/2019/09/29/hapja-e-negociatave-ministri-blok-holanda-nuk-ka-ndryshuar-qendrim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani