“Qëndro larg”, aplikacioni që ndihmon konsumuesit për abuzimin me alkoolin

“Ky aplikacion quhet Qëndro Larg. Është një aplikacion që ndihmon personat që konsumojnë alkool, për të kuptuar deri ku kanë arritur”, thotë Patrick Dulin, profesori i psikologjisë që ka punuar për këtë aplikacion prej një dekade.
Tashmë ai ka vendosur që ta publikojë atë, për t’i ardhur në ndihmë personave nën varësi. Raporti final u publikua në qershor, pasi shitjet dhe konsumimi i alkoolit, kryesisht gjatë karantinës, u rrit me 27%.
“Aplikacioni do të ndihmojë një konsumues, që të menaxhojë veten, përmes strategjive të ndryshme”, thotë profesori i Universitetit të Alaskës.
Përmes aplikacionit, një person mund të gjurmojë nivelin e konsumit, kaloritë, paratë e shpenzuara. Kërkuesit janë surprizuar nga rezultatet e deritanishme.
“Shumë njerëz e kanë kuptuar edhe vetë se kanë rritur nivelin e konsumimit dhe aplikacioni mund t’i shfaqë menjëherë problemin, në qoftë se ai e tejkalon masën. Përshembull, kur në mbrëmje pi një gotë verë më shumë se normalisht. Së paku për meshkujt deri në një farë moshe, mesatarja e konsumit të alkoolit është 14 gota në javë por për të tjerët kjo shifër është shokuese”, thotë studiuesi Robin Mertz.
Dhe ndërsa shitja e pijeve alkoolike rritet, aplikacioni qëndro larg mund t’ju japë një ide më të qartë të këtyre zakoneve të shëmtuara. “Dhe nuk duhet ta quani veten një njeri me probleme, po shkarkuat këtë aplikacion dhe ta përdorni. Kjo thjesht do t’ju ndihmojë të jeni konsumues të shëndetshëm”, vijon Mertz.
Prej qershorit, mijëra përdorues e kanë shkarkuar aplikacionin qëndro larg dhe ai është falas po u shkarkua nga Google Play.