Qeni robot tani ka një çmim

Së fundmi e kemi parë të këshillojë mbi distancimin social, apo të ruajë delet në mal. Qeni robot, i ndërtuar nga Boston Dynamics, tashmë ka një çmim. Kompania amerikane ka bërë të ditur se mund ta porosisni robotin katërkëmbësh, të quajtur Spot, për 74500 dollarë. Roboti i shkathët ka tërhequr mjaft vëmendje pasi mund të vrapojë, të ngjisë shkallët dhe, falë një “dore” shtesë, edhe të hapë dyert.