Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qentë pushtojnë bulevardin e Elbasanit, sulmojnë edhe njerëzit

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 12:19 | Sociale
Qentë pushtojnë bulevardin e Elbasanit, sulmojnë edhe

Tufa me qen shëtisin të lirë mes qytetarëve, të moshuarëve dhe fëmijëve që dalin për xhiron e darkës në bulevardin kryesor të Elbasanit në mbrëmje.

Nuk janë të rralla rastet kur qentë egërsohen sa me njëri-tjetrin, aq edhe me njerëzit dhe fëmijët. Dhe rastet nuk kanë munguar kur qentë e rrugës kanë sulmuar fëmijë dhe të moshuar.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Elbasanit ende nuk ka asnjë reagim, edhe pse për çdo mbrëmje, edhe vetë zyrtarë të bashkisë dhe familjarë të tyre hasin në tufat e qenve dhe rrezikojnë të sulmohen prej tyre, ashtu si çdo qytetar tjetër.

Do të ishte e pafalshme që ky shqetësim qytetar do të vazhdonte të injorohej nga bashkia, pasi do të jetë shumë vonë nëse ndonjëri do të rrezikonte jetën për shkak të kësaj neglizhence të pakuptimtë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli