Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qeveri e re vetëm me burra, gratë protestojnë në Afganistan për të drejtën e punës

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 15:47 | Bota
Qeveri e re vetëm me burra, gratë protestojnë në Afganistan

Qeveria e re e talebanëve në Afganistan, pa asnjë dyshim, do të jetë islamike. Konfirmimin e bëri zëdhënësi Zabihullah Mujahid, i cili shpreson që diskutimet dhe konsultimet për formimin e ekzekutivit të përmbyllen mirë.

"New York Times" shkruan se talebanët do të emërojnë liderin fetar, Haibatullah Akhundzada si autoritetet suprem i Afganistanit, një titull i ngjashëm me atë të liderit suprem të Iranit.

Mullahu, Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues I grupimit të militantëve, do të vendoset në drejtim të punëve të përdtishme të qeverisë. Ende pa filluar punën, është e dukshme që frika ka kapluar vendin.

 “Zoti ka sjellë paqe, ka lëvizje të lirë ditën dhe natën. Më përpara ka pasur vjedhje telefonash dhe grabitje. Tani askush nuk guxon të vjedhë.”

 “Situata është e mirë. Ne jemi të varfër, pa privilegje, por jemi shumë të lumtur dhe falenderues. Këtu nuk ka grabitje, brutalitet dhe askush nuk mund të të lëndojë.”

Nuk ka asnjë gjasë që gratë të jenë pjesë e qeverisë së re, të paktën në rolin e ministreve. Por talebanët nuk kanë përjashtuar ndonjë rol periferik. Vlen të kujtohet thirrja që drejtuesit u bënë grave në Afganistan që të qëndrojnë në shtëpi për disa kohë pasi militantët nuk janë mësuar t’i respektojnë.

Ndoshta për këtë arsye po shmanget dhe përfshirja e tyre në qeveri. Megjithatë për të ngitur zërin kundër kësaj pabarazie, dhjetra gra afgane dolën në shesh në Herat, në një protestë të guximshme për të mbrojtur të drejtën e punës. “Është e drejta jonë për të pasur shkollim, punë dhe siguri”, kanë brohoritur në unison manifestueset.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli