Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qeveria, 3000 lekë shpërblim për pensionistët për Vitin e Ri

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 13:24 | Sociale
Qeveria, 3000 lekë shpërblim për pensionistët për Vitin

Qeveria ka vendosur të japë një shpërblim prej 3000 lekësh për pensionistët këtë fundvit. Vendimi u mor në mbledhjen e kësaj të marte. Shifra ishte temë diskutimi, për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kjo masë, më e reduktuar se viti i kaluar, vjen si një hapësirë e krijuar nga rezervat e këtij viti”, tha ministrja e Financave, Anila Denaj. “Ishte një vit jo i lehtë, por mbajtëm zotimin tonë për pensionistët dhe kategoritë e tjera të qytetarëve që marrin trajtim special për shtetin”.

Në total, shumën prej 3000 lekësh do ta përfitojnë 666327 qytetarë, prej të cilëve, tha ministrja Denaj, 530364 janë pensionistë, 67754 janë persona që do të përfitojnë pension invaliditeti, 49549 me pension familjar dhe 13260 persona me pension social.

A2 CNN Livestream

Dita jonë