Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qeveria blen vaksinën ruse, marrëveshja mbetet sekrete

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 15:07 | Aktualitet
Qeveria blen vaksinën ruse, marrëveshja mbetet sekrete

Arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V. Qeveria shqiptare, sërish nëpërmjet një akti normativ ka dhënë dritën jeshile për furnizimin me preparatin rus.

Akti normativ parashikon që marrëveshja të qëndrojë sekrete dhe nuk jepen detaje se sa vaksina janë blerë dhe se sa kanë kushtuar ato.

Pas këtij akti vendimi, pritet që vaksinimi masiv në Shqipëri të vijojë edhe me dozat ruse. Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur 25 mijë doza të vaksinës ruse si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani