Qeverisja dhe institucionet, si shërbehen qytetarët?

Marrja e një pjesë së shërbimeve on line, nëpërmjet platformave të tilla si e-Albania është shpallur tashmë një prioritet i qeverisë prej disa vitesh. Por duket se nisma nuk ka zgjidhur hallet e bizneseve, që në të gjitha raportet e institucioneve vendase dhe të huaja evidentohen probleme me institucionet, veçanërisht me tatim taksat, me shqetësimin kryesor, mos rimbursimin e TVSH-së.
Por a shërbehen më mirë qytetarët?
Sondazhi i vitit 2018 i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë evidentoi se probleme ekonomike, të ndërthurura me klimën e acaruar politike, që bën që besimi të bjerë e një pjesë e shqiptarëve të kenë dëshirë të emigrojnë.
Përgjigjet e anketuesve në 18 qytete të vendit treguan se “Llampa e kuqe” e shqetësimit të qytetarëve është kryesisht; papunësia, korrupsioni, niveli i ulët i besimit tek politika, varfëria ekonomike, mungesa e besimit tek një e ardhme më e mirë dhe tendenca për të emigruar jashtë vendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2