Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Qeveria e re në Kosovë, Dervishi: Një mazhorancë e brishtë ka përballë “3 opozita”

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 10:20 | Kosova
Qeveria e re në Kosovë, Dervishi: Një mazhorancë e

Gazetari Lutfi Dervishi komentoi në Dita Jonë qeverinë e re në Kosovë. Ai theksoi se mazhoranca e re është e brishtë në parlament, ndërsa përballë do të ketë 3 opozita, siç i vlerësoi ai.

“U deshën 4 muaj që të krijohej qeveria e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe po 4 muaj që ajo të rrëzohej. Ndoshta, politika e Kosovës është me cikle 4-mujore dhe tashmë të shohim se çfarë do të ndodhë pas 4 muajsh me qeverinë e re. U desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Haradinaj për të bindur një deputet që votat të shkonin në 61 pro kësaj qeverie. Kjo tregon se kjo qeveria është delikate në parlament. Mazhoranca është e brishta dhe ka përballë 3 opozita, dy në parlament dhe një në rrugë, të opinionit. Ka një problem moral me faktin se LDK doli në zgjedhjet e tetorit, duke premtuar se do të qeveriste për ndryshim bashkë me VV, por ky tashmë është një kapitull i mbyllur. Ndërkohë, në parlament ka dy opozita, është opozita parlamentare e VV, e cila nuk ka qenë ndonjëherë e qetë në historinë e saj dhe opozita e Partisë Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës i ka qëndruar konseguent deklaratës që në 6 tetor dhe tashmë kjo parti është në opozitë”, u shpreh Dervishi.

Dervishi komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të ri, Avdullah Hotit. “Deklarata e Hotit duhet gjykuar në atë se çfarë tha dhe në atë që nuk tha. Si premtim të parë, ai përmendi tejkalimin e Covid-19 dhe problemet ekonomike. Kjo e bën Kosovën rastin më të veçantë në kontinent, ku e ndërroi qeverinë në mes të pandemisë. Ndërsa ajo që nuk u përmend janë edhe kërkesa, që njëra është thelbësore nga brenda, liberalizimi i vizave, e cila duhet të jetë në agjendën e qeverisë. Po ashtu, është edhe çështja e dialogut me Kosovën, e cila është tejet delikate”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë