Qeveria e Scholz dhe qëndrimi ndaj Rusisë

Publikuar më: 4/5/2022, ora 14:45

Në prill, Kancelari Olaf Scholz shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të furnizuar me armë Ukrainën, tashmë në muajin e tretë të luftës me Rusinë. Nga Bundestagu gjerman, Scholz dënoi mizoritë në qytetet ukrainase, duke i quajtur ato krime lufte. Por si erdhi një vendim i tillë i Gjermanisë për të furnizuar me armë Ukrainën, në një kohë që ende nuk pranon të ndërpresë fondet që furnizojnë makinerinë e luftës, përmes importit të gazit dhe naftës? Ku qëndrojnë sot marrëdhëniet mes Berlinit dhe Kievit zyrtar, me presidentin gjerman të shpallur të “padëshiruar” në Ukrainë e sot me kancelarin gjerman Scholz, që refuzon një vizitë atje, duke thënë se ky nuk është momenti? Për këto çështje dhe politikën e Berlinit foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN Aneta Volter, anëtare e kryesisë së CDU në Lubek të Gjermanisë.