Qeveria lë jashtë vëmendjes biznesin e madh

Kriza ekonomike, e paralajmëruar se do të shoqëronte emergjencën shëndetësore të koronavirusit, ka filluar të japë efektet e para në ekonomi. Disa industri të bllokuara thuajse tërësisht nga situata kanë filluar shkurtimin masiv të vendeve të punës. I tillë është sektori i turizmit. Një ndër degët kryesore të ekonomisë, me një kontribut prej 8.5% në GDP; me 93 mijë të punësuar direkt e mbi 291 mijë të punësuar indirekt dhe me një flusk valute prej 1,9 miliardë euro që futet në ekonomi çdo vit. Operatorët në jug të vendit, që është edhe detinacioni kryesor turistik i Shqipërisë deklarojnë se nga 1 prilli, armata e të papunëve do të shtohet me të punësuarit e këtij sektori.