Autoritetet në Greqi vijojnë përpjekjen për shpëtimin e qindra personave që kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Greqinë Qendrore. Të paktën 10 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa kryeministri Mitsotakis premtoi se do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekurve. (A2 Televizion)