Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Protestë për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë: Të trajtohet si urgjencë kombëtare

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 16:57 | Kosova
Protestë për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në

Qytetarët e Kosovës kanë protestuar pasditen e sotme për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin "Zahir Pajaziti", ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e një dite më parë.

"Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave", "Edhe sa thirrje të humbura", janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Në protestën e organizuar kundër vrasjes së 35-vjeçares, protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Pas marshit në institucionet kryesore të vendit, ku vendosën mbishkrime të marrjes së përgjegjësisë për vrasjen e shtatzënës në oborrin e QKUK-së, protestuesit hodhën edhe benzinë mbi objektin e qeverisë, ku për disa minuta u ndezë zjarr, por reaguan shpejt forcat policore që shuan atë.

Ndërkohë Inspektorati Policor ka nisur hetimin për trajtimin e rastit nga policia të 35-vjeçares së vrarë mbrëmë.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilat janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së, për KosovaPress.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka kërkuar përfshirjen e IPK-së për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti.

35 vjeçarja shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj me armë zjarri. Ajo po qëndronte në Gjinekologji, meqë pritej që sot të sillte në jetë fëmijën e saj.

https://a2news.com/2022/12/01/e-rrihnin-te-gjithe-motra-e-viktimes-ne-kosove-kur-e-vrau-kishte-dale-per-te-blere-buke/
https://a2news.com/2022/12/01/flet-babai-i-autorit-me-mire-te-kishte-vdekur-dhe-ai-nuk-e-dime-ku-ndodhet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë