Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qori: Bojkoti vazhdon, studentët nuk kanë asgjë për të humbur

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 10:36 | Aktualitet

Arlind Qori është padyshim një nga protagonistët e protestës së studentëve, edhe pse “beteja” e tij për universitetin ka filluar kur shumë pak besonin në vlefshmërinë e saj.

I ftuar në studiot e A2, pedagogu i Filozofisë Politike analizon gjendjen aktuale të protestës, që sipas tij ka rifilluar më së miri pas festave të fundvitit.     

“Shumica dërrmuese, mbi 90% të studentëve janë për vazhdimin e bojkotit”.

Një bojkot që pedagogu cilëson si “aktiv dhe krijues”, që ka shndërruar për të universitetin në vendin “që duhet të jetë, e kanë marrë në dorë studentët, ftojnë pedagoget, mbajnë ligjërata, recitojnë poezi...”.

Pamje nga protesta e studentëve

Por sa do të vazhdojë”? Qori është i bindur: “Bojkoti vazhdon, kjo është lojë nervash, por  qeveritarët kanë vetëm për të humbur, studentet nuk kanë asgjë më  për të humbur, vetëm mund të fitojnë”.

Oferta e Kryeministrit nuk e bind. “Oferta është hileqare. Po ofron gjera që ekzistojnë, si karta e studentit. Por çfarë nuk ka ofruar? Nuk do të ulen tarifat e masterit, nuk do të rritet pesha e studentëve ne vendimmarrje, nuk do të shtohet buxheti për arsimin, dhe qeveria thotë që nuk do ta rrezojë kurrë ligjin e arsimit”.

Për aludimet për shndërrimin e lëvizjes në një parti të mirëfilltë, Qori mohon dhe propozon diçka tjetër.

“Është spekulative, partitë janë të vjetra. Na duhet një model i ri politik, një demokraci e drejtpërdrejtë ku të kenë peshë referendumet. Këtyre ëndrrave të vjetra me parti të reja i ka dalë boja”.

Sipas Qorit, studentët po “luftojnë” edhe për pedagogët.  “Para dhjetorit ishte shumë rrallë të gjeje pedagogë që nuk kishin frike, tani është e vështirë të gjesh të kundërtën. Studentët kanë vrarë frikën e tyre, por kane çliruar edhe pedagoget nga frika”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli