QSUT vatra më e re, 13 të prekur mes stafit mjekësor dhe pacientëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Të gjitha rastet e reja janë shënuar në Tiranë, ndërsa 13 prej tyre janë personel shëndetësor dhe pacientë në QSUT, kontakte të një infermiereje e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.