Qytezës së 84 liqeneve i mungojnë 10 mijë turistë

Kryeqendra e Dumresë, Belshi turistik i 84 liqeneve, ka përjetuar në këto dy muaj të pandemisë, periudhën më të vështirë në historinë e tij. Si rrallë ndonjëherë, në Belsh janë parë vetëm banorët vendas, të cilët nuk ishin mësuar të përshëndesnin në rruge vetëm njëri-tjetrin.