Radhë kilometrike në Kakavijë, shqiptarët kalojnë natën në makinë, sportelet greke orar të shkurtuar

Radha për në kufirin që ndan Shqipërinë me Greqinë është kilometrike. Vendimi i palës greke për të testuar të gjithë personat që duan të kalojnë kufirin ka bllokuar mijëra automjete që prisnin të ktheheshin në vendin fqinj, kryesisht emigrantë.