Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Radhë në Qafë Thanë, nuk punon sistemi i palës maqedonase

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 10:42 | Aktualitet

Radhë të mëdha mjetesh janë krijuar këtë të shtunë paradite në pikën kufitare të Qafë Thanës, Sipas informacioneve, shkak për këtë është bërë mosfunksionimi i përpunimit të të dhënave nga pala maqedonase.

Mësohet se sistemi ka shfaqur probleme që prej dy ditësh, ndërsa nga ora 7:00 e të shtunës, nuk ka funksionuar plotësisht. Përveç pikës së Qafë Thanës, jashtë funksionit janë edhe ajo e Tushemishtit dhe Goricës.

Burime bëjnë me dije se pala maqedonase ka ndërprerë punën në çdo pikë kufitare që e lidhin Maqedoninë e Veriut me vendet e tjera të rajonit. Mësohet se pala maqedonase nëpërmjet një faksi i ka bërë me dije autoriteteve tona të kufirit se ditën e sotme nuk do të punojë sistemi Tims, pa treguar arsyen e ndërprerjes së punës në pikat e kalimit kufitar. Ajo çka ka sjellë radhën e sotme, lidhet edhe me mos njoftimin nga autoritetet doganore për shtetasit shqiptarë që do të përdornin pikat e kalimit kufitar të vendit tonë drejt Maqedonisë së Veriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani