Radhët e gjata në dyert e ambasadës, si po u përgjigjet Ministria e Jashtme nevojave të shqiptarëve në Greqi?

Ambasada e Shqipërisë në Greqi nuk po gjen qetësi edhe pas ndryshimit të ambasadorit. Megjithatë në përgjigje të radhëve të gjata të shtetasve tanë atje, për shërbime të ndryshme, zv.ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj tha se është ngritur një grup i posaçëm pune dhe dyfishuar stafi në zyrën e Selanikut. Për A2, Xhafaj sqaron dhe lëvizjet në vendet e BE gjatë pandemisë, sikundër flet dhe mbi përgatitjet për negociatat e anëtarësimit.