Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: 13 tetori, një e diel si gjithë të tjerat

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 14:30 | Aktualitet

Kryeministri Rama tha se nuk ka ndërmend të pranojë propozimin e Presidentit Meta për zgjedhje vendore dhe të përgjithshme të parakohshme më 13 tetor, pasi, siç tha ia, PS po mendon për strategjinë e zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit. “Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, për këtë kemi ngritur edhe tre këshilla drejtues dhe ky është fokusi ynë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve, nuk e kemi me problemet e brendshme të opozitës apo Presidencës. 13 tetori është njëlloj si 12, 14 tetori. Nuk njoh 13 tetor, është një e diel si gjithë të tjerat”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë