Rama anti-miting në Vlorë? Pëllumbi: PS nuk ka nevojë të tregojë forcën

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, tha se pritej që protesta e opozitës të ishte e dhunshme, pasi kjo ishte paralajmëruar prej ditësh. “Nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër nëse i fton njerëzit për të rrëzuar qeverinë”, tha Pëllumbi.

I pyetur mbi takimin e zhvilluar nga Kryeministri Rama në Vlorë, në kuadër të nismës “Bashkia që Duam”, të komentuar si një anti-miting, Pëllumbi tha se takimi ishte i planifikuar prej kohësh. “Rama dhe Partia Socialiste nuk kanë nevojë të tregojnë forcën. Partia socialiste është e fortë jo thjesht për numrat, dhe se është forca më e madhe në vend dhe se ka numrat për të qeverisur, por është e fortë sepse mbështetet nga njerëzit për shkak të reformave që po bën”, shtoi Pëllumbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2