Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama 'dërgon' Metën në Kushtetuese këtë javë

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 13:50 | Politikë
Rama 'dërgon' Metën në Kushtetuese këtë

Qeveria ka gati padinë për Presidentin e Republikës për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë.

Burimet qeveritare i thanë A2 CNN se padia do të depozitohet këtë javë, në Gjykatën Kushtetuese. Në dokumentin disafaqësh, janë rreshtuar shkeljet, që sipas mazhorancës ka bërë numri një i shtetit shqiptar.

 Vetë kryeministri Edi Rama e paralajmëroi padinë ditën e parë të sesionit parlamentar.

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme u kthye në ‘mollën e sherrit’ Qeveri-Presidencë. Meta nuk dekretoi Cakajn ministër të Jashtëm, pasi e cilëson të papërgjegjshëm, pa përvojë, e mes të tjerash nuk ka pasur certifikatën e sigurisë si zv.ministër.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton se ky nuk është rasti i parë që Meta zmbraps qeverinë. Edhe me rastin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u deshën dy javë kohë dhe replika të dykahshme mes institucioneve shtetërore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të finalizuar një firmë në dekret.

Edhe asokohe, Rama paralajmëroi dërgimin e çështjes në “kushtetuese”, por me firmosjen e Ish-gjeneralit, duket se u la me aq. E kundërta pritet të ndodhë me rastin e Gent Cakajt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë