Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rama dhe Abazovic në Kiev, ish-ambasadori në Moskë: Ka vlerë simbolike, por Putin po i realizon objektivat

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 22:08 | Aktualitet

Vizita e kryeministrit Rama në Ukrainë, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic, shënon një ngjarje të rëndësishme, për qasjen e Ballkanit Perëndimor ndaj luftës në Ukrainë. Sipas Shaqir Vukajt, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, vizita është e rëndësishme për simboliken e saj. “Vjen nga dy vende anëtare të NATO-s, dy vende të Ballkanit që është në qendër të vëmendjes dhe politikës ruse, vjen nga një vend sllav si Mali i Zi dhe nga Shqipëria që ka qenë objektiv i Rusisë. Nuk ka këto 3 shekujt e fundit asnjë ngjarje në Ballkan ku nuk ka patur rol Rusia. Ka vlerë simbolike por edhe mësim i mirë për liderët e shumë vendeve perëndimore që kanë premtuar por nuk kanë shkuar aty në vizitë zyrtare”, thotë ambasadori në ”Debat”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani