Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama dhe Krifca prezantojnë buxhetin 2022: 702 milionë lekë për peshkatarët

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 13:12 | Politikë
Rama dhe Krifca prezantojnë buxhetin 2022: 702 milionë lekë

Qeveria shqiptare do t’ i japë në dorë peshkatrëve702 milionë lekë për të përmirësuar efikasitetin e peshkimit në det dhe rritjen e kapaciteteve ankoruese të flotave për vitin 2022.

Teksa prezantonte buxhetin e vitit 2022 për këtë sektor ministrja e Bujqësisë Frida Kricfa  theksoi se ndihma e shtetit do te jetë edhe mbi sigurinë në produktet e peshkimit

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama ku premtoi nisjen e punës për një markatë peshku në Durrës vitin e ardhshëm.

Rama nënvizoi se për të rritur profesionalizmin në këtë sektor do të ndërtohet një shkollë.

Rama theksoi se financimi për peshkatarët do të bëhet me para ne dorë në mënyrë që sektori i peshkimit të rimëkëmbet sa më shpejt. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë