“Rama e keqja më e madhe”, Duma: Rrotacioni i pashmangshëm, e thonë edhe ndërkombëtarët

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e Ditari në A2, ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe platformën ku mbështetet forca e saj politike për të ardhur në pushtet. Sipas Dumës, e vetmja mënyrë për të ndërtuar të djathtën, është që PD-ja të shkojë te njerëzit. Politika shqiptare, thotë ajo, është bërë populiste dhe sfidë mbetet ajo që premtohet të realizohet.