Rama, edhe ministër i Jashtëm, sulm Metës për Bushatin

Pas pingpongut të deklaratave mes dy institucioneve, duket se Partia Socialiste ka gjetur një zgjidhje për Ministrinë e Jashtme. Gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, mëngjesin e kësaj të hëne, mësohet se plani rezervë i kryeministrit Rama është që këtë detyrë ta marrë ai përsipër. Rama pritet t’i dërgojë presidentit Meta një tjetër dekret për zëvendësimin e Ditmir Bushatit, ku siç konfirmoi edhe vetë përmes Twitter-it, do të jetë emri i tij në të. Rama është shprehur edhe se PS po përgatit një ankimim për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese.

Shkarkoni aplikacionin e A2