Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 17:28 | Politikë
Rama: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do

Në një konferencë për shtyp pas “Jo”-së për hapjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus.

Rama tha se Franca kërkon një reformim të procesit, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë drejt plotësimit të kushteve të vendosura për procesin e integrimit.

https://a2news.com/2019/10/18/macron-para-se-te-vendosim-per-zgjerim-duhet-te-reformojme-veten/

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të marrë atë që na takon. Këtë e ka thënë me shkrim Komisioni Europian. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës dhe faktikisht nëse duam të shohim në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh drejt Gjermanisë dhe një pjese të konsiderushme të vendeve që ishin kundër. Kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i keni dëgjuar edhe në konferencën për shtyp i thash më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama.

https://a2news.com/2019/10/18/nuk-do-te-hapen-negociatat-merkel-me-vjen-shume-keq-do-ti-rikthehemi-ceshtjes/

Më tej, Rama tha se përgjegjësia është e BE-së, ndërsa sipas tij detyrat janë përmbushur dy herë rresht.

“Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mosvendimi i djeshëm vjen për mos përmbushje të detyrave. Ne i kemi përmbushur, madje dy herë rresht. Kancelarja bëri gjithçka që mbledhja të mos përfundonte pa tekst. Nuk ka asnjë tekst. Është një përplasje e madhe në vazhdim për BE-në. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria europiane është e vetmja alternativë, është testament në këtë vend dhe është detyrimi më i madh që i kemi gjeneratave tjera", tha Rama.

I pyetur se a do t’i kërkojë mocion besimi Parlamentit pas këtij vendimi, Rama tha se nuk ka pse ta bëjë këtë pasi problemi ishte i BE-së.

“Nuk kam pse t’i kërkoj parlamentit mocion besimi. Parlamentit Francez po, por nuk mund ta bëj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret negociatat dhe nuk merr asnjëherë “Po”-në. E detyruan të ndërrojë emrin duke e premtuar se do të zgjidhej dhe ja ku jemi. Kishte plotë që thoshin se do të kishte ndarjes mes dy vendeve. Asnjëherë nuk ka qenë si opsion. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu. Por nuk ka lidhje vendimmarrja se çfarë ka bërë njëri apo tjetri”, tha Rama.

https://www.instagram.com/p/B3w_5iSAwjG/

“Kërkova të na thonë nëse kanë në plan të mbyllin zgjerimin”

“Fjalia e saj kryeministres së Danimarkës ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë. Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot, për herë të parë e dëgjova nga Presidenti i Francës në një pasazh që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE sot, po kërkojmë të hymë në një fazë tjetër të procesit, ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ato kapituj që ka negocimi. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me këtë lidhje të shkurtër. Sot Presidenti i Francës e tha se çelja e negociatave nuk është anëtarësim. Unë kam një bisedë me të dhe aty ndoshta do të kuptohet se çfarë vjen mbrapa. Në fjalën time kam thënë se nëse duan të mbyllin këtë proces ta thonë. Prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të na futet në debatin elektoral. Tani si mund të jetë ky proces i lidhur, por s’ke çfarë i bën. Një vend atje tentonte të shtonte disa vende pa lidhje. Rama: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë".

“Koncepti i Macron kërkon të ndryshojë BE-në"

“Edhe Macron thotë se duhet të bëjë më shumë. Ne kemi bërë gjithçka që Macron dhe të tjerët të thoshin po dje. Bishtat që shtohen nuk janë korrekte. Qëndrimi i presidentit në raport me temën e djeshme është kundër mënyrës se si funksionon sot BE. Nga ana tjetër, Asnjëherë Gjermania nuk ka dashur ndarjen. Me një pozicion qartësisht strategjik. Debati i madh është prodhuar nga 6 muaj historia këtu për të sfazuar procesin për të bërë ndarjen. Kancelarja ka vënë veton, ndarje kurrë. Predikimi se Maqedonia e ka pësuar nga Shqipëria është një predikim i lodhur nga ata që tentuan sakatimin e këtij procesi”.

“Po të ishim në BE, nuk do të quheshim azilantë!”

“Dje pata një bisedë me kryeministrin e Portugalisë, që është vendi që vitin e shkuar ka regjistruar një prej rritjeve më të larta në BE. Portugalia është vendi ku kryeministri u konfirmua me një rezultat spektakolar. 50 mijë vetë kanë ikur nga Portugalia në momentin më të mirë. Portugalia ka vendosur një bonus për ata që kthehen në Portugali dhe kjo nuk funksionon sepse bota ka ndryshuar. Nëse i referohemi shifrave edhe lëvizja e shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Italia sot ka një nga sistemet më suksesshme në botë. Italia sot ka një problem real për mjekë në spitale. Pse? Sepse ikin. Shkojnë në Gjermani e vende të tjera. Nga Kroacia janë larguar 100 mijë kroatë janë regjistruar në zyrat e punës në Gjermani. Çfarë ndryshimi kanë këta nga shqiptarët? Janë qytetarë të tregut të përbashkët të BE. Nuk janë farë këto që flasim tema specifike për Shqipërinë”.

“Brenda dhjetorit do të përfundojë reforma zgjedhore”

“Para vitit të ri ne do të kemi kryer këtë proces do ta kemi shënuar si kërkesë. Brenda dhjetorit do të përfundojë reforma zgjedhore”.

I pyetur nga gazetarja e A2, Marsela Karapanço se a do të kërkojë në parlament një votëbesim pas vendimit refuzues nga ana e Francës, Rama u shpreh se nuk ka kohë për të humbur.

“Votëbesimi për të plotësuar një nga pikat për të kënaqur ata, unë mendoj se ne kemi absolutisht shumë gjëra për të bërë dhe nuk kemi kohë për të humbur. As nuk bëhet fjalë për të kënaqur ata që s’kanë punë apo nuk dinë t’i gjejnë punë vetes. Këtë e kam për ata që dërgojnë drafte me 5 pikë dhe thotë – zbatoje ose hap krahun. Për ata e kam, se mos keqkuptohemi”.

“Mini Shengeni, nuk është alternativë. Europa, shpirti i kombit”

“Këtu nuk bëhet fjalë për kundërpërgjigje. Mini Shengenin, nuk më pëlqen ky emër. Mbase mund ta quajmë bashkimi Europian i Juglindjes. Nuk është kundërpërgjigje, as alternativë, është pjesë e saj. Kemi rajonin tonë dhe kemi fatit që jetojmë në mes të një kontinenti që përjetohet nga njerëzit... kriza është e përkohshme. Në rajonin tonë kemi shumë potenciale që duhet t’i çlirojmë. Janë të gjitha paralele, nuk kemi kujt t’i përgjigjemi. Nuk ka një përplasje antishqiptare. Nuk është një vendim kundër Shqipërisë. Ata janë më të mëdhenjtë, ne jemi më të vegjël dhe nuk e diktojmë ne procesin e transformimit të BE. Nuk ka vend për kundërpërgjigje. Europa është shpirti i këtij kombi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë