Rama i përgjigjet Haradinajt: Sa pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lëshoi gjatë ditës akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Thaçi, dhe Kryeministrit Rama, duke thënë se nën mbikëqyrjen e Federica Mogherinit kanë diskutuar ndarjen e Kosovës me Presidentin Serb, Vucic. Por ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE mohoi përfshirjen në një diskutim të tillë, duke pranuar gjithsesi se objektivi i arritjes së një marrëveshjeje ka qenë i vështirë, Rama iu përgjigj më ashpër. “Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës, më kujton atë shprehjen “sa pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet”. Sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe dhe porosia e një manuali të agjitacionit nazist që thoshte “nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë, bëje të pabesueshme”, është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë e për të sulmuar njerëz”, u shpreh Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2