Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama kërkon dekretimin e ministrave, Meta i “çon” në Prokurori

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 21:42 | Politikë

Edi Rama i ka dërguar Presidentit Meta emrat kabinetit qeveritar. Kreu i shtetit, ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamenti, ka kërkuar informacione shtesë për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar.

Nëpërmjet një shkrese drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i shtetit kërkon verifikimin nëse ndonjë nga ministrat e propozuar është në ndjekje penale apo në fazën e vlerësimit për nisjen e tyre.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit i kërkon organit të akuzës të kthejë përgjigje sa më parë, duke cituar edhe afatet që janë parashikuara në Kushtetutë se ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.

https://a2news.com/2021/09/11/meta-dekreton-ramen-kryeminister-per-formimin-e-qeverise-se-re/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli