Rama kritika Veliajt, kryeministri: Më shumë investime në Surrel – A2

Rama kritika Veliajt, kryeministri: Më shumë investime në Surrel

Që kur u betua për mandatin e tij të dytë si kryebashkiak, Edi Rama i la porosi Erion Veliajt të punonte edhe në periferi të Tiranës. Për t’ia dëshmuar angazhimin e tij, Veliaj i tregoi këtë fundjavë kryeministrit ndryshimin që ka pësuar shkolla në fshatit të tij në Surrel.

Ajo është rikonstruktuar dhe është gati për 350 nxënës nga 9-vjeçarja deri në shkollën e mesme.

“Këtu ka qenë shumë keq”, por kryebashkiaku nuk e kalon me kaq provën e tij. Kryeministri nuk është i kënaqur me punën e bërë në Surrel.