Rama mbledh Komitetin Teknik: Deri më 18 maj do hapet 90% e aktiviteteve, problem transporti

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online me Komitetin Teknik të Ekspertëve për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së Covid-19. Kreu i qeverisë u njoh nga mjekët ekspertë të fushës dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Teknik me zhvillimet e fundit dhe diskutoi me ta për masat që duhen ndërmarrë në një kohë kur nga java tjetër nis lehtësimi i masave dhe për shumë aktivitete të tjera. Sipas kryeministrit Edi Rama është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin rregullat e thjeshta për të shmangur goditjen nga një valë e dytë e koronavirusit.