Rama: Me opozitën e re çojmë përpara reformën zgjedhore

Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në seancën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj Opozita mban protestën e katërt të saj. Në këtë seancë do të betohem edhe 4 deputetët e rinj të LSI. Në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se nuk bëhet fjalë për një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës. “Nuk është një protestë popullore, por është një reagim brenda pallatit të politikës së opozitës, që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe të reflektimit në radhë të parë. Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye. E vetmja gjë e re është vendimi politik vetëvrasës i opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Nëse i bëni një thirrje të shpejtë kujtesës, kur 2 vite më parë në bulevard u ngrit në çadër, nga ku do ndërtohej një republikë e re, me një qeveri pa Edi Ramën kryeministër”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN