Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama në Vlorë: Brenda marsit vijnë 40 mijë doza vaksinash nga Pfizer

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 11:24 | Aktualitet
Rama në Vlorë: Brenda marsit vijnë 40 mijë doza  vaksinash

Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Vlorës, qyteti i tretë ku nis vaksinimi për personelin mjekësor kundër Covid-19. Sipas Ramës, vaksinimi do të vijojë me ritme të shpejta për personelin mjekësor dhe të moshuarit, si dhe pritet që brenda muajit mars të mbërrijnë edhe 40 mijë dozat e vaksinave nga Pfizer.

“Shumë shpejt të gjithë mjekët dhe infermierët do të jenë të vaksinuar. Po ashtu, dhe në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën, fillojmë me disa personalite të moshës 80 vjeç e lart dhe vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda marsit do të kemi edhe 40 mijë dozat e Pfizer”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani