Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama nga Gjirokastra: Në pak ditë ne hapim aeroportin e Kukësit

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 16:48 | Politikë
Rama nga Gjirokastra: Në pak ditë ne hapim aeroportin e Kukësit

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Gjirokastra se brenda pak ditësh do të hapet aeroporti i Kukësit dhe së shpejti do të rinisin punimet për aeroportin e Vlorës.

“Në pak ditë ne hapim aeroportin e Kukësit. Firmosim kontratën më në fund për të filluar punimet në aeroportin e Vlorës, sa të firmosim atë, do të hapim garën për Aeroportin e Sarandës. Këto investime do të hapin më shumë vende pune. Është e rëndësishme të mos tundohemi nga premtimet e fjalët e bukura”, tha Rama.

Gjatë një takimi me të rinjtë e Gjirokastrës, kryeministri u tregoi arsyet se përse nuk duhet ndalur puna dhe të vazhdohet përpara me Partinë Socialiste.

“Ne kemi një vizion i cili ka filluar të jetësohet dhe për të cilin duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse jetësimi i plotë i saj kërkon kohë e mund të madh. Ne kemi një karakter që të sprovohemi nga një moment kaq dramatik, me sfidën e një pandemie që vjen një herë. Por edhe sfidën që u përballëm, tërmeti katastrofal. Karakteri ynë po sfidohet çdo ditë, që ne siç shihet çdo ditë po e fitojmë. Ne jemi të vendosur, shumë të duruar për të çuar përpara. Por na duhet koha e nevojshme dhe mbështetja e nevojshme që maja, të mos na lodhë përpara se ta arrimë. Është shumë e vështirë dhe sa më shumë ngjitesh aq më shumë lodhesh, tundohesh nga dëshira për t’u ulur, ndaluar, dëshira për t’u kthyer, por nuk mund të ndalojmë e të kthehemi mbrapa sepse objektivi që kemi vënë është shumë fisnik. Shqipëria nuk shkon në vend tjetër me receta çudibërëse”

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka filluar të vendosë në punë burimet e veta natyrore dhe trashëgiminë. Sipas tij, investimet në turizëm, agroturizëm, në hidrocentrale dhe aeroporte do të rrisin shumë nivelin e punësisë në vend dhe standardin e jetesës.

“Kemi krijuar një vizion të 2030 dhe ne besojmë që të bëhemi kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm, në fushën e teknologjisë. Me gjithë ato para që ne shpenzojmë për të importuar në energji, të mos shpenzohet për këtë punë, por ne të ekspertojmë energji. Ne nuk mund të ndalojmë dhe s’mund të bëjmë atë gabim që shqiptarët kanë bërë në historinë e tyre, ku janë tërhequr nga sirenat joshëse dhe e kanë paguar shtrenjtë koston e kësaj tërheqjeje. Nuk ka transformim pa punë, s’ka arritje pa rezistencë dhe pavendosmëri e lodhje. Unë besoj shumë që do e bëjmë Shqipërinë të ardhmen e këtij vendi. Sepse Shqipëria ka filluar të vendosë në punë burimet e veta të jashtëzakonshme natyrore dhe trashëgiminë e vet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë