Rama nis konsultimet me nxënësit, përballet me kërkesat e pazakonta të gjimnazistëve

Bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Edi Rama nisi një seri konsultimesh publike me nxënës të gjimnazeve të Tiranës, për të dëgjuar nga afër problematikat më të mëdha që hasin ata. Kërkesën e parë që mori, ndoshta nuk e kishte parashikuar.
“Për mua primare është edukimi seksual në kurikula shkollore, se di raste që më kanë futur frikën”, deklaroi një nxënës.
Ndër shqetësimet më të përsëritura nga nxënësit ishin mungesa e praktikës shkollore, apo dhe kostoja e librave. Ndërsa Kryeministri renditi të tjera problematika të hasura prej tij.
“Pjesa ekstra kurikulare, që në këndvështrimin tim është shumë e dobët në shkollat tona, perceptohet si një angari.
Kreu i qeverisë, kërkoi gjithashtu vëmendje të shtuar ndaj arteve dhe sporteve te të rinjtë, ku sipas tij “duhet një riorganizim kapilar”.
Kryeministri përsëriti premtimin se do të sjellë në Shqipëri universitete të huaja, për të ulur kostot për të gjithë studentët që duan të kenë një diplomë europiane.