Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama njofton marrëveshjen me Pfizer: I papranueshëm diferencimi i BE-së për Ballkanin

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 16:36 | Aktualitet
Rama njofton marrëveshjen me Pfizer: I papranueshëm diferencimi i

Kryeministri Edi Rama njofton arritjen e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin, në janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

Kreu i qeverisë shigjetoi BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit dhe tha se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”

https://twitter.com/ediramaal/status/1344304309945692162

A2 CNN Livestream

Dita jonë