Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama “nostalgjik”. Kreu i PS-së kujton kohën e “rafting” me Ilir Metën

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 14:21 | Politikë
Rama “nostalgjik”. Kreu i PS-së kujton kohën e

Kur shkeli në Skrapar, Edi Rama u kujtua për ish-aleatin Ilir Meta. Pavarësisht divorcit politik dy vjet më parë, i njohu atij meritat që i kishte treguar natyrën e bukur të kësaj zone.

“Me thënë të drejtën, ia di për nder Ilir Metës, i cili më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve që kur bëmë “rafting” bashkë. Tani e kam mësuar se si bëhet “rafting”, kështu që bëj edhe pa shoqërues”, tha kryeministri.

Kur tepsia e pushtetit qendror në 2017 u bë vetëm e socialistëve, duket se kanë mbetur ende disa militantë në pushtetin lokal. Atyre që nuk kanë kryer detyrën, Rama i tregoi derën pas 30 qershorit: “Kushdo që e di edhe vetë që është aty si mbushës i topit të një partie apo një tjetre, do të largohet që në datën 1 korrik”.

Protestat e opozitës zunë pak vend në fushatën e kësaj të shtune në Skrapar, por Rama nuk u lodh së përsërituri se 30 qershori do të mbahet. Dhe po atë ditë, priten dy gjëra: “Do të bëhen zgjedhjet dhe do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit të gjithë ata që do të gabojnë në 30 qershor”.

Shefi i Selisë Rozë nuk la jashtë vëmendjes edhe se përgjimet që u publikuan nga opozita, sipas tij, për t’i nxirë faqen Shqipërisë, për të shantazhuar reformën në drejtësi dhe qeverinë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë