Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama nuk reagon për Tahirin, vijon axhendën qeveritare në veri

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 09:52 | Politikë
Rama nuk reagon për Tahirin, vijon axhendën qeveritare në veri

Nuk ka ende një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili dje deri në mbrëmje ishte në Itali në panairin e Fiera del Levante, për të folur për turizmin dhe të ashtuquajturën “ekonomi blu”.

https://www.youtube.com/watch?v=bpH3SVmN5l0&feature=youtu.be

Në kohën kur vendimi për Tahirin po dilte nga Gjykata kryeministri Rama njoftoi se sot do të ishte në Shkodër me axhendën e tij qeveritare.

https://a2news.com/2019/09/19/tahiri-reagon-ne-rrjetet-sociale-beteja-ime-sapo-ka-filluar/

Sot në mëngjes kryeministri preferoi të postojë në rrjetet sociale një mesazh që nuk kishte të bënte me çështje Tahiri.

https://a2news.com/2019/09/19/gjykata-vendos-5-vite-burg-tahiri-do-te-beje-vetem-3-vite-sherbim-prove/

Sot në Velipojë në orën 10 Rama do të drejtojë Këshillin Rajonal të Veriut, ku pritet që fokusi do të jetë organizimin e zgjedhjeve dhe organizimi i Kongresit, por edhe çështja e nxehtë e Bashkisë Shkodër.  

Përballë socialistëve të veriur, Rama ka thënë se “e rëndësishme është që të jesh drejtor në Shkodër duhet që të përfaqësosh bashkinë me profesionalizëm”.

Burime të A2 thonë se 80% e drejtorëve të Veriut do të largohen. Për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra.

Njëkohësisht, do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë