Rama: Ofensivë në praktikë kundër KÇK dhe krimit të organizuar – A2

Rama: Ofensivë në praktikë kundër KÇK dhe krimit të organizuar

Në 107-vjetorin e Policisë, Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët vijojnë të shërbejnë në pallatin e drejtësisë. Nga godina e re e repartit special RENEA në Yzberisht, Kryeministri tha së në ditët në vijim nisma kundër organizatës KÇK, e kolauduar në bashkëpunim me SHBA dhe BE, do të vihet në praktikë.