Rama për fillimin e shkollës: Sfidë e vështirë, por mbyllja nuk është zgjidhje

Kryeministri Edi Rama pranon se hapja e shkollave është një nga sfidat më të vështira në këtë periudhë të qarkullimit të virusit. Por, sipas tij, mbyllja e mëtejshme e fëmijëve do të shkaktonte pasoja më të rënda psikologjike te ata.