Rama për TV gjerman: Na ofruan para për ndërtimin e një kampi refugjatësh, por refuzuam

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që i kanë ofruar para për të ndërtuar kamp refugjatësh, por qeveria e tij nuk ka pranuar. Në një intervistë për televizionin kombëtar gjerman, kreu i qeverisë shqiptare tha se, Shqipëria bëri për afganët atë që ka bërë edhe për shqiptarët e goditur nga tërmeti.