Rama poston letrën e dorëheqjes, Ardi Veliu largohet nga posti i Kreut të Policisë së Shtetit

Pas afro 4 vitesh si drejtues i policisë së shtetit, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Përgjatë kësaj kohe karriera e tij u shoqërua me akuza të shumta, që kulmuan me protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Lajmin për largimin e Veliut e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter, ku publikoi edhe letrën e shefit të policisë, i cili kërkonte dorëheqjen.