Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Rama, presion gjykatës për të zvarritur regjistrimin e statutit”, Bylykbashi: Vula e çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë delegatët dhe anëtarësinë

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 21:24 | Politikë
“Rama, presion gjykatës për të zvarritur regjistrimin e

Vula e një individi dhe çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë 4446 delegatët e kuvendit të 11 dhjetorit dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh në intervistën me Merita Haklajn deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon te gjykata për të penguar dhe zvarritur procesin e regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit.

“Ka një pengesë, një zvarritje për ta çuar përtej afateve ligjore të zgjedhjeve vendimmarrjen që për një gjykatë do të ishte e vështirë të vendoste kundër kuvendit të 11 dhjetorit, që ka marrë vendim për shkarkimin e zotit Basha. Gjykata duhet të bëjë diçka të pamundur për ta rrëzuar këtë. Vetëm vonesa për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor e cila nuk mund të realizohet pa mbështetjen e Edi Ramës, i jep dorë Bashës që të tundë një vërtetim me të dhëna të 2017-2018-ës. Urojmë që gjykata nuk do të hyjë në komplikime që nuk do krijojnë precedentë për më vonë. Vula e një individi nuk ndryshon votën e 4446 delegatëve që vendosën për ta shkarkuar, çekiçi i i një gjyqtari nuk zëvendëson delegatët, as vula e as çekiçi nuk zëvendësojnë delegatët e anëtarët. Janë anëtarët që zgjedhin organet e tyre”.

https://a2news.com/2022/01/28/bylykbashi-te-gjithe-kandidatet-e-komisionit-te-rithemelimit-do-te-regjistrohen-ne-zgjedhje-beteja-jone-per-fitore/

Si njohës i mirë i ligjit, Bylykbashi sqaron atë që thotë ligji për regjistrimin e partive për logon dhe simbolet. Në rastin konkret, ai thekson se vërtetimi nga gjykata që përdori Basha i përket vitit 2017-2018, ku logo është PD-PDSH dhe nuk i korrespondon asaj që ka vendosur Basha në statutin e 17 korrikut, që ishte vetëm PD, por i përket atij që është vendosur më 11 dhjetor 2021.

“Gjykata është tërësisht në shkelje të ligjit. Ligji e përcakton qartë që regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditësh dhe të njëjtat procedura shërbejnë edhe kur ka ndryshime, janë të gjitha të dhëna të rëndësishme si në regjistrimin për herë të parë, apo ndryshime, duhet një afat dhe të gjitha këto i kanë ndodhur PD-së, se ka ndryshuar inicialet, ka rikthyer PDSH, që Basha e hoqi më 17 korrik mundet për t’ia dhuruar dikujt tjetër. Në statutin që miratoi është vetëm PD. Vendimi i 11 dhjetorit e rikthen të plotë, por ka ndryshuar logo dhe vula. Simbolika është gjithmonë e rëndësishme. Jemi rikthyer te logo e ‘91. Një partie këto të dhëna i duhen për fletën e votimit dhe kapërcimi i afatit që është 16 janari bën të pamundur për ne të çojmë atë që ka vendosur anëtarësia. Me mosveprimet e saj gjykata ka bërë të mundur që vendimet e abnëtarësisë të mos bëhen ekzekutive. Vërtetimi nga gjykata, Basha e përdori sikur gjykata e kishte pranuar, por duhet të sqarojmë se statuti i korrikut i Bashës atë që ai tund ende, por që është i shfuqizuar nuk ka PD e PDSH, vërtetimi thotë PD-PDSH, që do të thotë se janë të dhëna të statutit 2018 dhe ai është statuti i fundit i regjistruar në shkelje të ligjit nga gjykata. Nuk i korrespondon atij që ka vendosur Basha, por 11 dhjetorit”.

Sipas Bylykbashit as statuti i korrikut dhe as i 11 dhjetorit nuk janë regjistruar në gjykatë. Ai tha se presin datën që të caktojë gjykata, datën e shqyrtimit.

“Basha rezulton i regjistruar nga zgjedhjet 2017. Basha ende nuk ka të mbyllur procesin gjyqësor që është kontestuar në gjykatë zgjedhja e tij dhe pa një vendim ai nuk është regjistruar ende. Basha ka sjellë një vërtetim me të dhëna 2017-18-ës. Pra në mnëyrë të paligjshme as statuti i korrikut dhe 11 dhjetori nuk janë regjistruar në gjykatë. Ne presim datën që të caktojë gjykata, datën e shqyrtimit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani