Rama replikë me Bashën: Kur të kalosh nga kopja tek origjinali mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje

“Mos hyr në garë se kush më shan më shumë se në këtë garë ke hyrë me ustain, se për të shara nuk e konkuron njëri ustan tënd, është sharësi dhe shpifësi më i madh në trojet shqiptare. Ti je shumë më majolik ai është origjinali, ti je kopja. Kur të kalosh nga kopja tek origjinali mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje”. Kështu iu përgjigj në replikë kryeministri Edi Rama, Lulzim Bashës.