Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama shpall amnistinë fiskale: Këtë javë në Parlament

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 13:15 | Politikë

Kryeministri Rama bëri të ditur se këtë javë do të kalojë në parlament amnistia fiskale për emigrantët apo qytetarët që jetojnë në Shqipëri për të formalizuar paratë.

“Një nismë me shumë rëndësi që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të hynim në këtë situatë, dhe që tani jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, t’ia çojmë parlamentit të hapur për konsultime me të gjitha grupet e interesit, parlamenti ta miratojë pastaj para muajit maj. Fjala është për amnistinë fiskale, e cila është e domosdoshme. Qindra mijëra shqiptarë në emigracion e kanë pasur të pamundur të depozitojnë në banka paratë e tyre. Amnistia do të jetë gjithëpërfshirëse, një lehtësim maksimal për të gjithë emigrantët dhe ata që jetojnë në vendin tonë, që janë në nevojën për të formalizuar paranë. Amnistia ndalon rreptësisht riciklimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale apo atyre të ardhura nga korrupsioni.

Amnistia do të ndahet në 3 faza. Në fazën e parë do të mbahet 5% interes, në fazën e dytë 7 dhe në fazën e tretë 10%”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani