Rama: Si mund t’i besohet e ardhmja e vendit një kukulle? Nëse doni të ndërpritet vaksinimi, shkoni votojini

Kryeministri Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha nuk meriton të jetë në krye të shtetit. Në një takim me fermerët në Rrogozhinë, Rama tha: “Një kukull që vetëm qesh, nuk ka kurajo të thoë asnjë fjalë. Ndërsa ai që e kurdis, Saliu, bën thirrje që njerëzit të mos bëjnë vaksinën, sepse të vdes. Nëse një nga ne thoshte këto, do të ikte, do të dilte jashtë”.