Rama: Ta bëjmë një “tërmet” në Vlorë, Gjiknuri: Kam qejf ta them edhe një herë atë fjalë

Kryeministri Rama i ka kërkuar koordinatorit të fushatës së PS në Vlorë, që dëshiron të shohë “tërmet” në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një video të publikuar në Facebook, Rama shfaqet duke komunikuar në telefon me Gjiknurin. “Do e bësh tërmet Vlorën, apo jo?”, e pyet kryeministri. “Po, kam qejf që të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë, aty e ka lezetin”, përgjigjet Gjiknuri. “Forca ta bëjmë një tërmet atje”, i thotë Rama.