Rama: Të gjesh vaksinat është tmerr. Si do t’i gjejë Luli, duke fjetur?

Kryeministri Edi Rama këmbënguli edhe një herë se, me ardhjen e opozitës në pushtet, do të ndalet procesi i vaksinimit.

“Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli? Si, duke fjetur? Është një tmerr… Ëshgtë t’i bies botës 5 herë rrotull e të trokasësh derë më derë e të lypësh duke iu bërë i padurueshëm, që të arrish diçka të marrësh. Atë e ze gjumi nga Durrësi në Tiranë, llogarit të marrë botën”, tha Rama.