Rama: Të hënën nisin fluturimet, “Lasgushi” do të kthejë shqiptarët në shtëpi

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisin fluturimet për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në shtete të ndryshme, pas mbylljes së kufijve si pasojë e shpalljes së pandemisë nga Covid-19. Numri më i madh i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit ndodhen në Itali, tha Rama, rreth 650 persona, 114 në Britaninë e Madhe, po ashtu edhe në shumë shtete të tjera.